Klinika
KIRURGJIA
Trajtimet dhe laboratori dentar. |
Çfare eshte Endontologjia?
Endontologjia eshte dege e cila mbulon trajtimin e kanaleve te rrenjes ne brendesi te dhembit.
Trajtimi i kanalit realizohet nen anestezine lokale dhe nuk ndndjehet dhembja.
Masa e bute vendoset ne gropezen e kavitetitte krijuar ne pjesen e kurores se dhembit e cila eshte e dukshme ne goje. Nervat ne brendesi te kanalit jane zhvendosur me ane te nje pajisje te pershtatshme. Dhembet tane mund te kene 1,2,3.. kanale dhe disa prej tyre mund te kene edhe me teper. Proçedura e trajtimit te kanalit konsiston ne proçesin e zhvendosjes se nervave, ne riformimin e kanaleve, pastrimin e tyre nga mikroorganizmat dhe mbushjen e kanaleve te gjera. Me pas kurora e dhembit rivendoset ne varesi te demtimit dhe dhembi i zevendesuar eshte funksional.
TRAJTIMI KONSERVATIV DENTAR
Trajtimi konservativ dentar eshte nje forme terapie e cila ben te mundur ruajtjen e dhembit,minimumi i matrialit dentar te perdorur.
Prishja
Bakteriet mbijetojne si rezultat i sheqerit te mbetur ne dhembe kur ato nuk jane pastruar ne menyren e duhur dhe kur nuk ka perkujdesje orale. Mbetjet acide te krijuara nga konsumi i sheqerit zbusin fortesine e indeve te dhembit dhe shkaktojne prishjen.
Mbushja
Masa e demtuar dhe e zbutur eshte zhvendosur nga indet e forta te dhembit dhe dhembi eshte pastruar nga prishja. Pasi prishja eshte pastruar, nje material i pershtatshem mbushes do te vendoset ne kavitetin e formuar. Ky material mbushes duhet te aplikohet lehtesisht dhe duhet te prandaloj çdo lloj rrjedhje nga mbulesa dhe mbylljen e zgavres ne menyre te njetrajtshme. Ne qofte se pacienti eshte i ndjeshem ndaj te ngrohtit dhe pertypjes, ka dhimbje te ndryshme ose prishja ka arritur ne mish, fillimisht duhet te realizohet trjatimi i kanalit dhe me pas te realizohet vendosja e mbushjes ne kavitet.
Mbushja me amalgan
Amalgami eshte nje perzierje merkuri i bere me argjend, baker ose kallaj. Kjo perberje e cila eshte perdorur ne menyre rutine eshte shume e lire dhe aplikohet lehtesisht, parandalon prishjen poshte mbushjes dhe eshte shume reziztente ndaj fortesise se pertypjes.
Mbushjet me amalgan nuk jane te preferuara nga pacientet per arsye te ngjyres se argjendte ose te zeze.
Merkuri ne perberje gjithmone ka qene me pikpyetje. Helmet e tij, dhe toksiteti i tij nuk eshte provuar akoma. Amalgami eshte perdorur rralle si ne bote ashtu dhe ne spitalin tone si rezultat i disavantazheve te mesiperme.
Mbushja e kompozuar
Ky material mbushes eshte krijuar nga materiale te ndryshme siç e kuptoni nga vete emri. Materialit te krijuar i jepet lehtesisht forme dhe vendoset me reze ultraviolet, kjo eshte arsyeja pse kjo mbushje quhet mbushja me reze.
Ky eshte nje material mbushes i perdorur ne menyre rutine. Masat mbushese mund te realizohet ne nje sesion te vetem. Duke qene se nuk eshte e nevojshme qe te hiqet shume material nga dhembi sepse ky material ndikon tek dhembi kimikisht, nuk rezulton ne demtime te renda te indeve dentare madje mund te mbushen kavitete shume te vogla. Sidoqofte mbetet nje vrime ndermjet dhembit dhe mbushjes, si rezultat i tkurrjes kur e vendosim, ne kete pjese ku nuk eshte aplikuar mbushja bakteriet hyjne ne kete kavitet duke shkaktuar keshtu nje prishje sekondare.Kohezgjatja e tij ne goje nuk do te jete per shume kohe sepse ai mund te mos i rezistoje forces pertypese ne pjesen e pasme te dhembit.
MBUSHJA ME PORCELAN (ZBUKURIMET)
Zbukurimet me porcelan realizohen nga pergatitja e materialit jashte gojes duke perdorur permasat e marra ne kavitet.Zbukurimet ne mbushjet e porcelanit kane jetegjatesi me te madhe dhe jane me te qendrueshme.Periudha e rinovimit eshte shume e larget.Fortesia e materialit eshte shume e ngjashme me ate te dhembit dhe ky material eshte shume rezistent ndaj forces pertypese ne pjesen e pasme te dhembit krahasuar me mbushjet e kompozuara.Ka perputhshmeri perfekte dhe perputhje te plote duke qene se permasat merren pasi kaviteti eshte pergatitur dhe perberja eshte pregatitur ne labortor.
Per me teper zona ne te cilin ai perdoret eshte e limituar .Per shembull nese prishja eshte poshte nivelit te dhembit ai nuk mund te vendoset plotesisht ne dhembe.Ato aplikohen ne sesione teke.
MBUSHJET ME XHAM JONOMER
Mbushjet qeramike me xham jonomer vendosen ne dhembe.Vendoset si nje mase materiali poshte amalgamit ose krijohet per te rriturit dhe si matrial mbushes i perkohshem per dhembet e qumeshtit tek femijet.
DIAGNOSTIKIMI ORAL
CFARE ESHTE DIAGNOSTIKIMI ORAL?
Nje trajtim i duhur dhe i mire eshte i mundur vetem pas vendosjes se sakte dhe korrekte te diagnozes.Ne dentologji perpjekjet e bera per diagnozat jane quajtur “diagnozat orale”.Vleresimi i te gjitha problemeve brenda dhe jashte gojes dhe dallueshmeria e ndryshimeve jane subjekte te diagnozave orale.
PERSE ESHTE I RENDESISHEM DIAGNOSTIKIMI ORAL
Diagnostikimi oral nuk eshte i rendesishem vetem per dentistin per gjithashtu per semundjet sistematike.Qe kur disa gjetje te brendeshme dhe te jashtme orale mund te jene tregues te semundjeve sistematike..Per shembull simptomat fillestare te disa semundjeve te lekures shihen te jene ne goje.
Gjakosja e mishit te dhembeve gjate larjes mund te jete nje simptome e semundjes se mishit te dhembeve.
Ndjeshmeria ndaj te ngrohtit ose te ftohtit mund te jete simptome e prishjes se dhembit.
Problemet ne pertypje mund te jene nje simptome e mungeses se dhembeve ,dhimbjes se dhembeve ,protezat te cilat nuk perputhen,problemet ne kockat e nofullave ose ne muskujt pertypes.
SI TE PERFTOJME NJE DIAGNOZE TE SAKTE
Nje diagnoze e sakte vendoset permes ekzaminimeve te brendeshme te gojes,ekzaminimeve ekstra te saj dhe atyre radiologjike.Ekzaminimi ekstra oral mbulon indet dhe zonen rreth gojes(fytyren,bajamet ,lidhjen e bajameve,buzet,hunden,qafen e etj.Per me teper dhembet jane ekzaminuar sipas nje rregulli sistematik dhe nga aspekti i recesionit te misherave te dhembeve,pllakeza,akumulimet e gurit,prezence e fistulave,levizshmeria, prishja,ngjyra numri dhe forma e cregullimeve.Pas ekzaminimit nje per nje te dhembeve,ekzaminohet mbyllja dhe nderveprimi ndermjet nofullave.
Metoda qe ben te mundur identifikimin e te gjitha ketyre patologjive te permendura me siper eshte ekzaminimi radiologjik.
Imazhi panoramik standart se bashku me bombardimin me rreze x majtas dhe djathtas sigurojne informacion ne lidhje me siperfaqet e prishura te cilat nuk dallohen,lezionet kronike,dhembet brenda mishit,probleme te indeve periodontale,formacione ne kocken e nofulles,projektimi i mbushjeve pozicionimi i dhembeve te qendrueshem,formacionet e rrenjes,pamje te rrenjes se dhembeve te qumeshit te femijet.
Vecanerisht per dhembet me probleme,rrezet x te marra ne nje frekuence te caktuar funksionojne si nje guide per gjendjen e dhembit,rrenjen dhe afersine.Per me teper panorama e rrezeve x ne pacientet mbi 40 vjec panvaresisht nese ata kane pasur ankesa ose jo eshte shume e rendesishme ne percaktimin e semundjeve pa simptoma klinike dhe semundje te kockes.
Pas identifikimit te te gjitha problemeve te suportuara te perftuara gjithashtu dhe nga te dhenat radiologjike planet e trajtimit alternativ perpilohen lehte.Shkurtimisht,nje arritje e suksesshme dhe koshiente e trajtimit mund te sigurohet vetem pas nje diagnoze komplete dhe te sakte orale.
CFARE ESHTE ORTODONTOLOGJIA
Ortodontaologjia eshte nje dege speciale e dentologjise dhe perfshin diagnozat,mbrojtjen dhe trajtimin e crregullimeve te dhembit dhe fytyres.Dhembet e vendosur ne menyre te crregullt ose mbylljet e keqija te dhembeve mund te rregullohen me trajtimin ortodontik.
Pajisjet korrektuese dhe mjetet qe perdoren ne trajtimin ortodontik zakonisht jane kllapa.Keto mjete perdoren per te korrektuar mbylljet jo te rregullta te dhembeve gjate kafshimit,per te mbyllur gropat pa forme,per te vendosur ne pozicionin e duhur dhembet dhe buzet.
Ne menyre konkurruese mund te perdoret edhe ne dege te tjera te dentologjise si impiantimi.
Trajtimi ortodontik siguron rritjen e duhur te mjekres dhe daljen ne menyren e duhur te dhembeve te perhershem tek femijet e vegjel.
PERSE ESHTE I NEVOJSHEM TRAJTIMI ORTODONTIK?
Arritjet e trajtimit ortodontik varen nga individi,shume njerez jetojne me parregullesi ne linjen e drejtimit te dhembeve,dhe kafshime ne renie,jo te rregullta.Sidoqofte shume te tjere marrin trajtim ortodontik bejne nje jete me te rehatshme dhe kane me teper vetebesim.
Higjena ditore e gojes dhe ajo e dhembeve si larja e tyre realizohen me lehte ne dhembet e vendosur ne menyre te drejte.Reziku i prishjes se dhembit dhe i semundjeve te mishrave te dhembeve ne dhembet e vendosur ne menyre te drejte eshte shume me i vogel krahasuar me dhembet e vendosur ne menyre jo terregullt.Eshte me e lehte per te pertypur dhe per te tretur ushqimin ku crregullimet e dhembeve jane korrektuar nga ortodonti.
Trajtimi ortodontik mbron dhembet e pasem kundrejt rrezikut te veshjes se dhembeve te parritur.Ju ushtroni force ne dhembe kur kafshoni.Nese dhembet nuk jane vendosur njeri pas tjetrit ne menyren e duhur, dhembet e pasem jane veshur me shume.
KUSH MUND TE PERFITOJE NGA TRAJTIMI ORTODONTIK?
Femijet rekomandohet te ekzaminohen nga ortodonti para moshes 7 vjecare.Pas moshes 7 vjecare fillojne te dalin dhembet e perhershem dhe mund te shfaqen probleme.Nese trajtimi ortodontik ka filluar perpara se dhembet te fillojne te behen te dukshem ne goje,individi mund te perfitoje nga avantazhet e trajtimit te hershem.Zgjerimi qe kerkohet per te bere te mundur vendosjen e dhembeve ne linje te drejte per femijet ne rritje mund te realizohet nga pajisjet zgjeruese.Ky trajtim ne moshe te vogel jep rrezultate te suksesshme.
Pergjithesisht,femijet e rritur dhe adoleshentet nga mosha 13 deri ne 19 vjec perfitojne nga trajtimi ortodontik.Shumica e dhembeve fillojne te dalin dhe trajtimi eshte me efektiv gjate kesaj periudhe.
Sot trajtimi ortodontik mund te realizohet shume mire edhe tek te rriturit.Sidoqofte ky trajtim i aplikuar tek te rriturit ka me teper komplikacione dhe problemi mund te zgjidhet duke perdorur deget e ndryshme te dentologjise.Per shembull,te rriturit mund te kerkojne trajtim periodontal(trajtimin e misherave te dhembeve)duke qene se ata preken me teper nga semundjet e mishit te dhembeve.Arsyeja se perse trajtimi ortodontik eshte i limituar per te rriturit eshte e thjeshte te rriturit nuk rriten me.
Keshtu kirurgjia e nofullave kerkohet nga njerez me probleme skeletore.
DENTISTE PER FEMIJE (PEDODONTET)
Pedontologjia ose dentisti per femije eshte nje departament icili ka per qellim ruajtjen e dhembeve te qumeshti dhe ato te perhershem tek femijet e grup moshes 0 ne 14 vjec dhe te eleminoje problemet e shfaqura Ajo perfshin:
Faktoret qe ndikojne ne zhvillimin dhe kalcifikimin e dhembeve te qumeshtit gjate jetes se bebit ne barkutn e nenes
Daljen e dhembeve faktoret qe ndikojne daljen e
dhembeve tek bebet pas lindjes,
Zhvillimi kalcifikimi dhe dalja e dhmbeve te perhershem,
Prishjet e dhembeve te qumeshtit dhe te perhershem tek femijet dhe metodat trjtuese te lidhura me to.
Metoda per mbrojtjen e shendetit te gojes dhe te dhembeve tek femijet ,
Gjetja e lidhjeve qe kane goja dhe dhembet ne semundje sistematike ne pacientet femije,
Mbrojtja e dhembeve
Traumat e dhembeve dhe femijet
Mbrojtja e dhembeve dhe trajtimi i tyre per femijet me vonesa mendore,
Aplikime te nevojshme per te menjanuar probleme ne te ardhmen lidhur me humbjen e dhembeve premature dhembeve te qumeshtit.
QELLIMI
Te zgjidhe te gjitha problemet qe lidhen me gojen dhe dhembet tek pacienti femije,ben te mundur krijimin e
nje marredhenie besuese ndermjet pacientit dhe dentistit,ne orientimin e pacienteve femije drejt qendrimeve dhe sjelljeve pozitive ne lidhje me shendetin e gojes dhe te dhembeve.
CFARE ESHTE PERIODONTOLOGJIA?
Periodontologjia eshte dege e dentologjise qe mbulon semundjet infektive te indeve te forta dhe te buta qe rrethojne dhembin dhe trajtimin e tij.
Mishi yne i dhembeve eshte i ngulitur ne nje zgjatje alveolare ne nofullat e kockes.Sidoqofte dhembet tane nuk jane te lidhur direkt me mishin
Aty ndodhet nje perberje fibraelastike indesh ndemjet kockes alveolare dhe siperfaqes se rrenjes se dhembit..Ky ind quhet “ligamenti periodontal”dhe funksionon si nje paisje frenuese e nje makine,duke siguruar zbutjen e forces funksionale te aplikuar tek dhembet dhe me pas transferimin e saj drejt kockave te nofullave.Keto struktura mbulohen nga mishi dhe mukoza orale.
Te gjitha indet qe rrethojne dhembin jane quajtur ïnde periodontale”
INDE PERIODONTALE DHE MISH I DHEMBEVE I SHENDETSHEM
Mishi i dhembeve i shendetshem ka ngjyre roze, eshte nje perberje e dendur,perfundon ne formen e thikes ne cepat ku lidhen dhembet,ka kapilare te ngjashem me ato qe krijohen ne siperfaqen e nje portokalli kur thahet.
Mishi i shendetshem e rrethon dhembin tek qafa tamam si nje kollare dhe krijon nje siperfaqe te sheshte rreth dhembit.Struktura e cila eshte quajtur “e cara gingivale,e mishit”varet ne nje inde te semure dhe ka nje rol deciziv ne diagnostikimin e crregullimit dhe vleresimin e arritjes se trajtimit nga dentisti.
Mishi i shendetshem i dhembeve nuk nxjerr gjak kur lani dhembet.
MISHI I SEMURE I DHEMBEVE
Indet periodontale marrin infeksion dhe e depozitojne ate duke mbuluar dhembin kjo shtrese quhet “pllakat e mikrobeve dentare”
Plaka e mikrobeve dentare eshte nje strukture komplekse e cila konsiston ne bakterie,mbetje te qelizave epiteliliale dhe te qelizave te tjera,proteina te ndryshme te mukozes dhe ushqim i mbetur.Formacionet e pllakave dhe shtresa rreth dhembit eshte nje proces fiziologjik dhe i pamundur per tu menjanuar.Kur trashesia e pllakave e cila eshte e dhimbshme per oret e para arrin
ne nje nivel te caktuar,bakteria brenda saj fillon qe te sintetizoje materialet toksike te cilat shkaktojne infeksionin.
Shumica e semundjeve periodontale jane semundje infektive kronike dhe nuk paraqesin simptoma te dukshme deri sa ato arrijne nje stad shume te avancuar.Ne kete menyre semundjet periodontale mund te ekzistojne ne goje per vite te tera,avancojne pa dhene simptoma te dukshme dhe shkaktojne keshtu humbjen e dhembit.
Dalja e gjakut nga mishi i dhembit eshte vetem nje simptome e cila vezhgohet ne cdo stad te semundjeve te mishrave te dhembeve.
Ne fazat e hershme te infeksionit,shendeti i mishit te dhembeve eshte i prishur ne indet e permendura me siper..
Ne kete stad semundja quhet “gingivitis”
Kur infeksioni kalon ne qeliza te tjera periodontale nga
niveli i misht , ligamentet periodontale dhe ne kocka alveolijane infektuar gjithashtu.Kocka alveoli qe rrethon dhembin fillon te hahet.Ne kete stad semundja quhet periodontis.
Ne menyre ekuivalente semundja e njohur si “pyorrhea” eshte periodontitis.
Periodontitis shkakton formacione rreth dhembeve,dhembe te pasigurt dhe humbjen e tyre.
SIMPTOMAT E SEMUNDJEVE TE MISHIT TE
DHEMBEVE:
1- Dalja egjakut eshte simptoma e pare dhe me e rendesishme e semundjeve gingivale.Mishi i shendetshem i dhembeve nuk nxjerr gjak.Nese nga mishi juaj i dhembeve del gjak kur lani dhembet,hani nje kokerr molle ose zgjoheni nga gjumi,kjo ne menyre absolute tregon qe ju keni nje problem gingival
2- Inflamacioni, te peshtyerit,zbutja e mishit te dhembeve,(mishi i shendetshem eshte ne ngjyre roze te celur dhe i shtrenguar fort rreth dhembit dhe kockes.Ai ka nje perberje te dendur dhe nje pamje shkelqyese si portokalli.
3- Recesioni gingival dhe si rrezultat ndjeshmeria ndaj te ftohtit,te embles,kosit ne rrenjes.
4- Zona te erreta te krijuara ne cepat e mishit ose ndermjet dhembeve si rrezultat i gureve.
5- Rrjedhje infeksioni ndermjet dhembit dhe mishit kur shtypim me gisht tek dhembi.
6- Zgjerimi i hapesirave ndermjet dhembeve.
7- Shije dhe arome e qendrueshme dhe e pakendeshme ne goje.
8- Pavaresisht se nuk ka dhimbje ne fillim,fillon nje dhimbje konstante dhe irrituese kur semundja avancon.
Eleminimi i te gjitha ketyre problemeve dhe te pasurit e nje goje te shendetshme mbulohet nga periodontologjia.
DENTISTI
KURORA-APLIKIMI I URAVE
Kurora:Dhembet e demtuar dhe te prishur ne nje nivel i cili nuk lejon mbushjen rregullohen me perdorimin e kellufeve..Ne disa raste ne dhembet e prishur kellufi mbahet nga kanali i rrenjes,pasi trajtimi i kanalit eshte gjithashtu i mundur.Ato mund te qendrojne ne goje per nje kohe shume te gjate dhe jane mjaft higjenike.
Protezat metal –porcelan.Keto jane proteza te fiksuara
te ndertuara nga porcelan ne strukture metali.Keto mund te perdoren per dhembet e perparme dhe ato te pasem.Disavantazhet:nuk mund tearrihet nje aparence natyrale si rrezultat i ngjyres gri te projektuar si rrezultat i reflektimit te struktures se metalit,pamundesi per te arritur ne maksimum perputhje ne ngjyre,krijohet nje si tip perde ne ngjyre.
Protezat vetem prej porcelani:Keto jane proteza te ndertuar nga pocelan i perforcuar nga substrat qeramik me disa kristale (zirkoni,leuciti etj)ne vend te metalit.Fortesia dhe qendrueshmeria ekuivalente e metalit realizohet fale teknologjise se zhvilluar dhe mjeteve dhe materialeve te perdorura.Ato shfaqin fortesi te ngjashme me protezat metal-qeramike.
URAT
Proteza vendost ne dhembet e humbur, ne zonen ku eshte humbur dhembi ose ku jane humbur dhembet.Permasat per realizimin e protezes jane marre nga gravura dhe proteza pergatitet ne laborator.Me pas proteza sigurohet ne dhembet e pergatitur ku eshte perdorur nje adesive speciale.
PROTEZAT E PJESESHME DHE TE PLOTA
Protezat e pjeshme:
Nese numri idhembeve ne goje nuk eshte i mjaftueshem per te ndertuar nje ure,ajo ndertohet duke u mbajtur nga dy dhembe dhe indet e brendshme te gojes.Keto jane proteza qe hiqen.Keto jane ndertuar vetem nga akrelik ose metal (protezat skelet).
Protezat e bera vetem nga akreliku nuk jane te qendrueshme keshtu qe ato jane pak te perdorshme dhe pergjithesisht si proteza te perkoheshme.
Kornizat e protezave te pjeseshme .Keto jane proteza qe zhvendosen, te vendosura ne indet e buta brenda gojes dhe dhembeve ne goje nga lidhje direkte ose jo direkte te cilat kane nje perberje metali.
Proteza te pjeseshme te lidhura ne menyre precize: Keto jane proteza qe zhvendosen te vendosura ne indet e buta brenda gojes dhe dhembeve me kelluf te pacientet tek te cilet behet lidhja.Keto njihen me mire me emrin protezat mes njerezve.
Proteza e plote:Kjo eshte nje proteze e cila vendoset kur mungojne te gjithe dhembet ne goje.Proteza eshte e zhvendosshme dhe pergatitet duke rreshtuar dhembet e
fabrikuar ne nje mase akriliku me ngjyren e mishit te dhembeve.Ato mbahen ne goje nga presioni negativ i ajrit.
PROTEZAT DHE URAT E MBAJTURA NGA IMPIANTI
Uat dhe protezat mbahen nga impianti ne vend te dhembeve natyrale,pergjithesisht nje impiant vendoset per nje dhemb te humbur dhe kurorat lidhen me njera tjetren per te formuar nje trup te vetem.
Ku perdoret?
Urat qe mbahen nga impianti mund te perdoren nese kemi humbje te shume dhembeve.
Nese dhembet natyrale dhe indet rreth tyre jane te shendetshem, impianti mund te vendoset prane dhembit te shedetshem.Nese nuk ka mjaftueshem sasi kocke per te vendosur dhe mbajtur impiantin,nje kocke indesh suportuese duhet te formohet para implantimit aktual.
Nje impiant i mbajtur nga ura konsiston ne komponentet e meposhtem
Impianti i vendosur ne kocken e nofullave prbehet prej titaniumi.
Nese masa e kockes se nofulles eshte e mjaftueshme per te mbajtur impiantin dhe zona boshe nuk eshte shume afer nervit ose sinusit,nje impiant mund te vendoset per lindjen e dhembit te humbur.Nese nuk ka kocke mjaftueshem ose hapesira boshe eshte afer nervit ose sinusit lihet nje hapesire mes dy dhembeve.
Forma cillindrike e ketyre kembeve te prebera nga titanium,ar ose porcelan.Ato vidhosen ne impiant Keto forma cilindrike pergatiten ne laboratoret dentale ne te shkuaren per ngjitjen e tyre perdorej adezive kurse sot ato vidhosen ne impiant.
Pjesa e restauruar e cila i ngjan nje dhembi te vertete konsiston ne formen e nje ure te nderlidhur porcelani me perberje metali.
APLIKIMI I RESTAURIMEVE ME IMPIANTIM
Ka impiante te ndryshme te cilat mbajne urat.Disa prej tyre jane ne formen e kembeve te vogla ose impiante te vendosur me adesive disa te tjere te vidhosur dhe nje pjese e tyre jane te siguruar ne menyre direkte.Dentisti juaj do te percaktoje llojin e pershtatshem per ju.
Nese perdoret vida per te mbajtur uren hapi i pare eshte heqja e mbuleses dhe vendosja e cilindrit ne ate vend.
Me qellim per te krijuar nje model te gojes suaj merren permasat.
Ne takimin e dyte ,eshte realizuar prova e perberjes se metalit e cila do te mbaje superstrukturen e porcelanit.Nese perberja e metalit eshte adekuate,superstruktura e porcelanit eshte pergatitur ne superstrukturen e laboratorit.Me pas forma e deshiruar, madhesia dhe ngjyra krahasohet duke bere proven ne goje dhe ajo vidhoset ose fiksohet me adesive.
KUJDESI PER PROTEZAT QE MBAHEN NGA
IMPIANTI
Proteza duhet te hiqet dhe te pastrohet te pakten dy here cdo dite .Vec kesaj impianti dhe lidhjet duhet te pastrohen ne menyre te kujdeshme gjithashtu.
Duhet te shkoni tek dentisti nje here ne tre muaj vitin e pare pas impiantimit per pastrim dhe kontroll.Cdo komponenet i protezes eshte i testuar nga dentisti juaj,ai vlereson fortesine e saj.Proteza mund te rreshqase pak edhe pse ajo eshte e fiksuar.
Proteza mund te acaroje mishin e dhembeve dhe mund te krijoje nje lloj ndjeshmerie si rrezultat i kesaj levizjeje.Dentisti juaj kontrollon mishin dhe mbylljen e nofullave lidhjet mes dhembeve te poshtem dhe te siperm,gjate ketyre vizitave.
Lidhjet e protezave rizevendesohen cdo 6-12 muaj,sepse ato jane te perbera nga plastike dhe vjeterohen si rrezultat i perdorimit.
TE KUJDESEMI PER IMPIANTIN I CILI MBAN UREN.
Ju duhet te pastroni hapesiren mes ures dhe mishit duke ndjekur udhezimet e dentistit.Mund te perdoret nje furce e vogel e dizenjuar posacerishte per kete qellim.
Duhet te shkoni tek dentisti cdo 3-4 muaj per te pastruar gurezat dhe per kontroll.
CFARE MUND TE PRISNI JU NGA PROTEZA JUAJ E IMPIANTUAR
Protezat e impiantuara jane me teper te qendrueshme sesa protezat konvencionale.Ju bejne te ndiheni rehat kur flisni dhe ju nuk keni se perse te shqetesoheni se mos proteza juaj do te lirohet ose do te bjere.Ju mund te filloni te hani ushqimin te cilin nuk mund ta hanit perpara se te benit impiantin e protezes,sidoqofte ju duhet te menjanoni ushqimin shume te forte per te parandaluar demtimin e protezes.
Nese keni nje proteze te impiantuar ne pjesen e siperme te nofulles do do ndjeheni me natyral krahasuar me protezat konvencionale,sepse proteza e impiantuar eshte pergatitur jo te mbuloje shijen tuaj te bute
LABORATORI DENTAR
Laboratori dentar i inkorporuar ne spitalin tone perpiqet qe te permbushe nevojat dentare te klienteve tane duke koordinuar punen me kliniken dentare.